Jeton Halimi drejtori ekzekutiv i institutit për studime europiane dhe globale, ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se Aleksandër Vuçiç do i fitojë zgjedhjet në Serbi dhe se ai ka për të njohur “de juro” dhe “de facto” Kosovën, si një shtet sovran e të pavarur.
Sipas ekspertit tashmë Serbia e njeh Kosovën pasi i njeh dokumentet e saj, ndërsa i komentoi fjalimet e Vuçiçit si fjalime të nevojshme në prag fushate, pasi kështu mund të fitojë më shumë vota.
“Kjo është fushatë e Vuçiçit, e do jetë e fundit. Ai do i pranojë këto zgjedhje pasi të pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës. Ne shkojmë në Serbi me dokumente të Kosovës, na i njohin dokumentet, patentët.
Në momentin që ti më njeh dokumentet kjo “de facto” është njohje. Kjo është politik e Vuçiçit që thotë se nuk do e njohë Kosovën se është në fushatë. Vuçiç do ta njohë Kosovën, mbase ndodh pas 2, 3, apo 5 vitesh, por do e njoh Kosovën si shtet të pavarur e sovran”,-tha eksperti.