Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Abazit, s’ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali.
‘’S’ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali. Ajo është masha e Albin Kurtit’’, ka thënë Abazi.
Më tutje ai ka thënë se Prokuroria duhet të bastisë zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.
‘’Kam bërë thirrje Prokurorisë që të bastisë zyrat e VV-së, aty janë disa kompjuterë që gjenerojnë fake news pa fund, goditën njerëz me urdhëra të Kurtit’’, ka thënë Abazi.