Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviq.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se biseduan në lidhje me zhvillimet e fundit,.
“Ata shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm”.
“Komandanti i KFOR-it përsëriti se KFOR-i, si gjithmonë, do të vazhdojë të përmbushë misionin e tij – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim.