Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka takuar ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj të cilin e ka uruar për detyrën e tij të re dhe i ka dëshiruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
Në njoftimin e Nismës thuhet se në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit diplomatik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen e tij duke u deklaruar i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me lidershipin e NISMA-s.