Qalaj i PDK-së: Ka degraduar kualiteti i jetës, para 3 viteve ishte më mirë

Aktuale

Qalaj i PDK-së: Ka degraduar kualiteti i jetës, para 3 viteve ishte më mirë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 21:13
Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka thënë se “para tri viteve kualiteti i jetës ishte më i mirë”, duke kritikuar kështu Qeverinë Kurti.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në emisionin “Pressing”  të hënën.

”Ne po jetojmë në Kosovë dhe gjithë kemi familje në Kosovë, dhe e dimë që çfarë kualiteti të jetës e kemi pasur para tri viteve e çfarë e kemi sot, gjithmonë duke i pasur parasysh edhe pasojat që i ka lënë pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, sido që të jetë menaxhimi i dobët ose mosmenaxhimi fare me krizën ekonomike ka bërë që populli i Kosovës të jetojë në një varfëri të skajshme”, ka thënë ai.

Më tutje, Qalaj ka thënë se “pushteti ka arrogancë në Kuvend për shkak të numrave”.

Ai thotë se PDK-ja i bën opozitë kësaj qeverie edhe në komisione. Por thotë se për shkak të keqqeverisjes qytetaret mund të besojnë që PDK-ja nuk po bën mjaftueshëm për ta rrëzuar këtë qeveri.

“Për shkak të mjerimi përshtypja te populli është që nuk po bëjmë sa duhet që ta largojmë këtë qeveri nga pushteti”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat