Albin Kurti shkon në Tiranë, jep mesazh për shqiptarët

Aktuale

Albin Kurti shkon në Tiranë, jep mesazh për shqiptarët

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 22:56
Albin Kurti

Nesër Shqipëria feston Ditën e Flamurit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sonte në Tiranë, ku po merr pjesë në aktivitetet për Ditën e Pavarësisë.

Kreu i ekzekutivit ndoqi nga afër bashkëprodhimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit shqiptar të Shkupit: “Shtëpia e Zotit”.

Nga aty ai dha një mesazh për shqiptarët.

“Urime 28 nëntori i Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe i Adem Jasharit në Prekaz”, tha Kurti.

Kurse, Manjola Hasa, zëdhënëse e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama tha se të dy do të jenë të pranishëm në ceremonitë e festimit të 28 Nëntorit.

“Për festat janë gjithmonë të pranishëm… Do të jenë në ceremonitë në Vlorë dhe pastaj në kalendarin e festimeve në Tiranë”, tha Hasa.

Kurti tha sot para gazetarëve se sonte do të jetë në Tiranë “për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do t’i japin edhe çmimet përkatëse”.

“Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar”, tha ai.

Derisa, Kurti nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të takohet me Ramën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat