Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot edhe 68-vjetorin e lindjes së heroit nga Kosova Adem Jashari.
Më anë të një postimi në Facebook, Rama nderon figurën e tij, ndërsa thotë se “erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe iku pasi e la trupin si një monument të shtrirë”.
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”, shkruan Edi Rama.
Postimi i plotë:
68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit❤️🖤
#LAVDI🦅