Historiani Jusuf Buxhovi ka folur për kohën e para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ndarjen e vilajeteve dhe ndryshimet e vendit pas pavarësisë.
Buxhovi tregoi se janë katër vilajete me kryesoren ne krye Kosovën.
Pas Kosovës, vjen Shkodra, Manastiri e Janina, tha historiani.
“Në shekullin XIX u shfaqën vilajetet. Vilajeti i Kosovës në 1876 shfaqët si më i madhi, po i kemi 4 vilajete ai i Kosovës, i Shkodrës, Manastirit dhe Janinës kështu është përfshi etnia shqiptare në rrethanat e Perandorisë”, thotë Buxhovi.
Buxhovi thotë se para shpalljes së pavarësisë, shqiptarët u gjinden me një situatë të rënd.
Evropa e ka mbrojtë Shqipërinë, tregon Buxhovi.
Ai tha se nga Shqipëria e ndarë në katër zona pushtuese u krijua në shtet i cili ktheu çështjen shqiptare si politike e shpirtërore.
“Shqiptarët e sollën një situatë shumë të rëndë se as nuk mundeshin që ta mbrojnë Perandorin Osmane sado që u përfshinë njësitet rezervë në mbrojtën veçmas të vilajetit të Kosovës. Shqiptarët u gjetën për herë të parë te një copëtimin tjetër pas një robërie 5 shekullore. Evropa e ka mbrojtë pavarësinë e Shqipërisë, prej një Shqipërie të ndarë në katër zona pushtuese të krijohet një shtet i cili e rikthehu çështjen shqiptare si çështje politike dhe shpirtërore. Jugosllavia e re e krijoj një fakt më ndryshe se i pranojnë shqiptarët si kombësi”, tha Buxhovi.