Dëshmia e dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes (me kodin W04280) do të vazhdoje edhe gjatë ditës së nesërme në çështjen gjyqësorë ndaj Pjetër Shalës.
Siç njoftoi kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia gjatë seancës së nesërme do të vazhdojë serish me pyetje për dëshmitarin përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kujtojmë se dëshmia e dëshmitarit të nëntë të mbrojtës i cili është edhe me masa mbrojtëse u dëgjua pothuajse tërësisht në sesion privat për publikun.
Gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia njoftoi se seanca e nesërme do të vazhdojë me orar të rregullt si zakonisht duke filluar nga ora 9:30 me 45 minuta me vonesë në transmetim, ndryshe nga sot.