Avokati Gazmend Halilaj duke uruar përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë që mos t’u besohet atyre që thonë se përpjekjet për liri kanë filluar dhe mbaruar në vitin 1998-99.
Halilaj përmes një postimi në Facebook, shton se personat e tillë duan që çdo meritë që t’ia atribuojnë vetës.
Ai shton se, ata edhe me shitë e me falë territor i japin të drejtë vetes së tyre.
Postimi i plotë:
Miq: Kudo që jeni-urime 111 vjetori i Shqipërisë së mosvarme.
Miq-Moooos i'u besoni atyre që thonë: përpjekjet për liri kanë fillue dhe mbarue në 1998-1999.
Sepse, ata donë çdo meritë t'ia atribuojnë vetes.
Madje edhe me shitë e falë territor, i japin vetes të drejtë, duke u munduar t'na bindin, që vetëm këta janë meritorët.
Jo miq - përpjekjet për liri e pavarësi janë ndër shekuj dhe është MËKAT I MADH, t'mos i kujtojmë gjithë ato vuajtje, masakra, burgosje, djegie e dëbime të popullit tonë.
.....Qofshin të nderuar t'gjithë ata burra ato nëna qe nuk kursyen asgjë për lirinë e popullit tonë...