Flamuri i Kosovës vazhdon valvitjen në veri

Aktuale

Flamuri i Kosovës vazhdon valvitjen në veri

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:29
Flamuri i Kosovës

Dita e pavarësisë së Shqipërisë, këtë përvjetor i gjen komunat veriore në Kosovë, me flamuj shtetëror të Kosovës. Kjo është për herë të parë në histori, e cila vlerësohet se ka domethënie simbolike për shtrirjen e sovranitetit në tërë shtetin tonë.

Fitorja e shqiptarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, pastaj tentimet për shkuarjen e kryetarëve në zyrat e tyre, u përcoll me tensione.

Mirëpo, ky proces u shoqërua edhe me vendosjen e disa simboleve shtetërore në objektet komunale.

Flamuri shtetëror i Kosovës, vazhdon të valvitet në këto komuna, derisa akti i ngritjes së flamurit në veri, vlerësohet me rëndësi simbolike.

Eksperti i protokollit, Tomor Avdia, konsideron se kjo ka domethënie për shtrirjen e sovranitetit.

E sipas historianit, Pajazit Neziraj kjo datë duhet të respektohet nga kryetarët, por që shënimi i tyre nuk është përgjegjësi komunale.

Për këtë datë historike për shqiptarët nuk pati organizime komunale të komunave veriore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat