Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel.
Në një postim në X, Borrelli tha se i ka njoftuar ministrat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.
“I njoftova ata mbi gjendjen aktuale në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojitet progres nga të dyja palët”.
“Gjithashtu rikujtova rëndësinë që BeH-ja të shfrytëzojë momentumin për të avancuar me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrelli.