Analisti Blerim Gashi duke komentuar ngjarjet e Banjskës, ka thënë se NATO nuk po ka entuziazëm për t’a fajësuar Serbinë.
Këto komente Gashi i ka bërë ku po diskutohet për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
“Po shihet se në NATO dhe në Bashkimin Evropian, nuk po kanë ndonjë entuziazëm siç ka këtu tek ne me arsye për të fajsuar Serbinë për ngjarjet në Banjskë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, kjo po ndodh për shkak që mos të krijohen me shumë tensione në mes të Kosovës dhe Serbisë.