Ka nisur protesta e Partisë Socialdemokrate kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova.
Protestën e mbështeti edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.
Në anën tjetër, për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë një numër i madh i policëve.
Ndryshe, Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.