Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me shefin e misionit europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Giovanni Pietro Barbano raportuan në Komitetin e Parlamentit Europian për Punët e Jashtme mbi zhvillimet e fundit në veri.
Lajçak shkroi në “X” se e informuan Komitetin edhe për progresin e arritur në dialog.
“Së bashku me kreun e EULEX-it, Gjeneral Barbano, ne përditësuam Komitetin e Parlamentit Europian për Punët e Jashtme për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe progresin e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.
“Vlerësova interesimin e deputetëve”, shtoi ai.