​Osmani-Viqa vlerësojnë lart rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Aktuale

​Osmani-Viqa vlerësojnë lart rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim kryetarin e zyrës së Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në Kosovë, Nazmi Viqa, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë dhe ndërtimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Osmani e uroi Viqa për hapjen e zyrës në Kosovë dhe e falënderoi për kontributin e Unionit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë humanitar. Po ashtu, ajo e vlerësoi lart rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rëndësinë e Unionit në aspektin e investimeve të jashtme dhe eksportit të produkteve nga Kosova në tregun evropian.

Ndërsa, kryetari Viqa e njoftoi presidenten Osmani me qëllimet dhe aktivitetet e Unionit, duke theksuar se investimet në Kosovë, mbështetja për kompanitë lokale dhe ndihma për komunitetin do të vazhdojnë të mbeten ndër objektivat kryesore të Unionit.

Për realizimin e këtyre objektivave, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjithë faktorët relevant në Kosovë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit reciprok midis Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe institucioneve të Kosovës, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë dhe ndërtimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat