Vdekja tragjike, i riu nga Deçani ra nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë

Aktuale

Vdekja tragjike, i riu nga Deçani ra nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:08
Qazim Alaj

Ka ndërruar jetë i riu nga Deçani, Qazim Alaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast tragjik.

Flora Ahmeti ka deklaruar se ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Mati, diku rreth orës 09:30.

Alaj dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

“Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat