Më 14 dhjetor, paneli i apelit do e thotë fjalinë e tij për ish kreun e UÇK-së, Salih Mustafa.
Me këtë datë do të shpallet aktgjykimi i shkallës së dytë të gjyqësorit për Mustafën, pas kontestimit të mbrojtjes për dënimin me burgim prej 26 vitesh.
“Kolegji i Apelit shqyrton ankesën e parashtruar nga z. Salih Mustafa kundër aktgjykimit të Trupit Gjykues të datës 16 dhjetor 2022. Më 26 dhe Më 27 tetor 2023, Kolegji i Apelit dëgjoi parashtresat gojore nga palët, duke plotësuar dokumentet e tyre përkatëse të apelit. Aktgjykimi i ankesës ose përmbledhja e tij shpallet publikisht në emër të popullit të Kosovës, në datën e njoftuar palëve dhe në të cilën do të jenë ka të drejtë të jetë i pranishëm”
Pritjet nga monitoruesit e procesit janë që apeli të përqendrohet në dy pika.
Si pikë e rëndësishme që do duhet të përfshihej në apel, sipas avokatit, Amer Alija, është trajtimi nga ana e trupit gjykues për akuzën për vrasje.
Ndërsa, avokati, Kadri Osaj, konsideron se paneli i apelit do duhej shqyrtonte aplikimin e ligjit më të favorshëm për të akuzuarin, duke u bazuar në lartësinë e dënimit.
I pranishëm në sallë në ditën e shpalljes së këtij aktgjykimi, pritet të jetë edhe vet, Salih Mustafa. Mbrojtja e Mustafës, mund ta kontestoj sërish vendimin e Apelit, përmes mjeteve të jashtëzakonshme pranë Dhomës së Gjykatës Supreme në Hagë.