Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Gecit ka folur për konvertimin e tij në fenë krishtere.
Geci ka mohuar se është konvertuar në katolik.
Ai ka thënë se nuk mund të konvertohet në katolik e as në mysliman, pasi ai nuk beson në asnjëren prej këtyre feve.
“Unë nuk di si mund të konvertohem pasi unë nuk besoj. Unë kisha pas dëshirë të besojë një gjë e atëherë të me shkua me u konvertua. Unë besoj vetëm në kulturën shqiptare, kjo është feja ime kësaj i besoj dhe vetëm kësaj do t’i drejtohem”, ka thënë Geci.