Ky është Naim Murseli, gruaja e të cilit dyshohet se u vra në Prishtinë

Aktuale

Ky është Naim Murseli, gruaja e të cilit dyshohet se u vra në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:43
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Sonte në periferi të Prishtinës është vrarë një grua me armë zjarri. Policia ka njoftuar se ajo është gjetur e vdekur në veturë, ku është konstatuar vdekja.

Siç merret vesh, gruaja e vrarë L.M. është bashkëshortja e Naim Murselit keshilltar i ish-Presidentit Behgjet Pacolli.

Në media është raportuar se Murseli i ka thënë hetuesve se dikush e ka sulmuar në tentim për ta grabitur. Sipas raportimeve që sjellin fjalët e Murselit, fillimisht grabitësit iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke ua marrë paratë dhe telefonat.

Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt të kreut të AKR’së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si Këshilltar i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat