Sot do të tentohet për herë të tetë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Takimi është paraparë të fillojë nga ora 9:30.
Konstituimi i këtij Komisioni ka dështuar shtatë herë, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.
Ky bojkotim i mazhornacës është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.