Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
“Me dekada të diskriminuar”, “Zjarrëfikësit kërkojnë drejtësi”, “Pse”, janë vetëm disa nga parullat e tyre që shihen ë fotografinë gjatë protestës së sotme.
Kjo protestë e tyre vjen pasi ata mbetën jashtë listës për shtesat e rrezikshmërisë.
“Ne po shpresojmë dhe po apelojmë edhe një herë që këto kërkesa të drejta, kjo gjendje e krijuar, ky shqetësim i joni të jetë edhe shqetësim i institucioneve, dhe të analizojnë gjendjen mirë e mirë dhe të dalim prej kësaj situate, e cila është krijuar pa nevojë, pa arsyeshëm dhe shpresojmë që më në fund zjarrfikësit të trajtohen dinjitetshëm”, kishte deklaruar kryetari i Sindikatës së Zjarrëfikësve, Muharrem Beka.