Nesër i jepet lamtumira e fundit 33-vjeçares që u vra mbrëmë në Prishtinë

Aktuale

Nesër i jepet lamtumira e fundit 33-vjeçares që u vra mbrëmë në Prishtinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 15:10
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit nesër.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Kujtojmë se Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës.

Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Image
Liridona Murseli
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat