Vrasja e gruas së Naim Murselit, Berisha: Rrëfimi i bashkëshortit s’është pista e vetme e hetimeve

Aktuale

Vrasja e gruas së Naim Murselit, Berisha: Rrëfimi i bashkëshortit s’është pista e vetme e hetimeve

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 21:27
Avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka folur për rastin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku u vra Liridona Musliu, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit, Behgjet Pacolli dhe hetimet për të zbardhur këtë krim të rëndë.

Avokati Berisha tha se rrëfimi i bashkëshortit të gruas që u vra mbrëmë, Liridona Murseli, nuk është pista e vetme e hetimeve nga organet e rendit.

“Rrëfimi i bashkëshortit, Naim Murselit. nuk është pista e vetme e institucioneve të sigurisë.Institucionet për momentin trajtojnë edhe mundësinë e rrëfimit të viktimës, kurdo që denoncohet një krim, qoftë edhe ai i vjedhjes, qoftë i gjuajtjes ose i rrezikimit të përgjithshëm, institucionet kanë për obligim që ta shohin, a është e mundur, pra ligji i Gravitetit a e mundëson a jo.

Rrëfimi i parë është gjithmonë pista e parë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat