Eksperti i sigurisë jep tre skenarë se si mund të ketë ndodhur vrasja e Liridona Murseli

Aktuale

Eksperti i sigurisë jep tre skenarë se si mund të ketë ndodhur vrasja e Liridona Murseli

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:51
Liridona Murseli

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm, ku një grua u vra në veturë.

Ai tha se duhen informacione shtesë për rastin duke treguar tre skenarë që mund të kenë ndodhur.

“Në fakt duhet të dimë informacione shtesë, a kishin vlera monetare me vete familjarët, në ato rrethana mund të rastisnin në polici. Mund të jenë tre skenare,1.Vrasje e organizuar, 2. Plaçkitje, 3. Mundësia e një vrasjeje me një çështje krejt tjetër“, tha ai.

Kujtojmë se Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë pritën derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat