Trendafilova viziton Ambasadën e Zvicrës

Aktuale

Trendafilova viziton Ambasadën e Zvicrës

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:29
Ambasada

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po viziton sot Ambasadën e Zvicrës.

KosovaPress mëson se ajo aktualisht po zhvillon një takim, në kuadër të vizitës së saj në Kosovë.

Me këtë rast është parë një numër i policëve që po kujdesen për sigurinë në rrugën “Adrian Krasniqi” në kryeqytet. 

Ndryshe kundër vizitës së saj ka protestuar PSD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat