Nënkryetari i LDK-së: E kemi pranuar draftin e Asociacionit, ne s’japim komente

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së: E kemi pranuar draftin e Asociacionit, ne s’japim komente

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:59
Lutfi Haziri

Bashkimi Evropian u ka dorëzuar partive politike opozitare edhe zyrtarisht një kopje në gjuhën angleze të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar se një kopje e draft-statutit të Asociacionit u është dorëzuar dje në gjuhën angleze.

“Përfaqësuesesi i Zyrës së Bashkimit Evropian na ka dorëzuar dje një kopje të draft-statutit”, ka thënë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

I pyetur se kur pritet që të japin komentet e tyre si parti rreth këtij drafti, ai ka shtuar se dokumentin dëshirojnë ta shohin prej kryeministrit Albin Kurti.

“Pse duhet me dhënë ne komente. Ne dokumentin dëshirojmë me pa prej kryeministrit sepse dokumenti validitetin dhe seriozitetin e ka te kryeministri”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat