Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar se kanë pranuar një kopje në gjuhën anglezë të draft-statutit të Asociacionit nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kopja u është dorëzuar dje.
Kurse, komentet për këtë dokument do t’i shpalosin pas diskutimeve në organet e partisë.
“Mund të ju konfirmoj që dje na është dorëzuar një kopje e draft-statutit të Asociaiconit, në gjuhën angleze. Ndërsa, komentet tona për këtë dokument do t’i shpalosim pas diskutimeve në organet e partisë”, ka thënë Xhemaili.