PDK-ja konfirmon se e ka marrë draft-statutin e Asociacionit

Aktuale

PDK-ja konfirmon se e ka marrë draft-statutin e Asociacionit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 13:27
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se dje e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij subjekti, Faton Abdullahu.

“Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Abdullahu.

Kujtojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.

Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.

Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kishte deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat