Një bastisje në një argjendari në kryeqytet ka ndodhur sot
Besohet se pronarët e kësaj argjendarie kanë lidhje me arin e vjedhur në Suharekë nga grabitësit.
Aty, zyrtarët doganorë janë parë duke dalë nga argjendaria me thasë në duar.
Aksioni i sotëm vjen një ditë pasi policia ka neutralizuar një të dyshuar dhe një pjesëtar i saj është plagosur, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen në një argjendari në Suharekë, më 22 nëntor 2023.
Gjatë aksionit të djeshëm, janë arrestuar katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kriminelët e kanë vendin në burg dhe se rendi e ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës.