Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas lajmit për arrestimin e Naim Murselit, në lidhje me vrasjen e gruas së tij Liridona Murselit, të mërkurën në periferi të Prishtinës.
Avdiu në Facebook shkruan se Murseli e ka paguar dikë që ta vrasë Liridonën, pra gruan e tij dhe nënën e fëmijëve të tij.
Avdiu u shpreh se Naimi ka inskenuar ngjarjen e plaçkitjes vetëm për ta vrarë gruan e tij.
Postimi i plotë:
Nuk ka krim te përkryer!
E pagoi dikënd, ta vras Liridonën. Ta vras nënen e fëmijeve te tij. Ta vras bashkëshorten e tij.
Çfarë ligësie, çfarë tmerri, çfarë krimi monstruoz.
Liridona Murseli dyshohet se u vra nga burri u saj. Ai paska inskenuar krejt ngjarjen e plaçkitjes, vetëm për ta vrare gruan.
Kaq shume dhune e brutalitet ndaj grave, në një vend kaq të vogël!
Edhe sa gra do të vriten?
Edhe sa do të vazhdojë kjo urrejtje e dhunë ndaj grave?
A po ju doket që po flasim shume për barazi e te drejta te grave? A po ju doket qe po e teprojme?
Faji i kujt eshte edhe kjo vrasje?