Flet psikologia për vrasjen e Liridonës/ Tregon arsyet pse Naim Murseli ka vrarë gruan e tij

Aktuale

Flet psikologia për vrasjen e Liridonës/ Tregon arsyet pse Naim Murseli ka vrarë gruan e tij

Nga: H.O. Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 20:19
Naim dhe Liridona Murseli

Psikologia Rreze Abdullahu në një postim të saj në facebook ka përmendur rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Për këtë vrasje, është arrestuar bashkëshorti i Liridonës, Naimi, si i dyshuar.

Psikologia Abdullahu thotë se, ai vrasjen e ka kryer me vetëdije dhe planifikim të plotë.

Ajo e quan Murselin si kriminel gjakftohtë.

Postimi I plotë:

Naim Murseli nuk e ka vrarë gruan pse ka probleme mendore; nuk e ka vrarë gruan në afekt; ai e ka vrarë me vetëdije dhe planifikim të plotë, pra ai nuk ka probleme te shendetit mendor, por ai eshte kriminel gjakftohtë!

Kthehemi tek ajo se vrasja e grave ushqehet dhe mirëmbahet nga kultura dhe tradita jone patriarkale. E lexuat deklaraten e babait të tij disa orë më heret? E shihni se familjet shqiptare jane perkrahëse, nxitëse dhe mirëmbajtëse të dhunës dhe vrasjes ndaj grave!

Nuk mund ta nxjerr nga mendja tmerrin qe mund ta ketë përjetuar Liridona kur e ka kuptuar se burri i saj po e vret, madje në prani të dy fëmijëve të tyre! E frikshme dhe e dhimbshme derisa nuk shprehet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat