Vjen reagimi i ashpër nga Jeton Sopa pas vrasjes makabër të Liridona Murselit!

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga Jeton Sopa pas vrasjes makabër të Liridona Murselit!

Nga: M.H. Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 20:48
Granit Plava dhe Naim Murseli

Gazetari Jeton Sopa përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas të ish-këshilltarit, Naim Murseli.

Ai thotë që imagjinoni çfarë tragjedie dhe trauma kanë pësuar fëmijët në fjalë, kjo gjë do t’i shoqëroi duke lënë pasoja gjatë gjithë jetës së tyre, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera Sopa përgëzon policinë e Kosovës për punën e tyre.

Postimi i plotë

Krim makabër vrasja e Liridona Murselit nga ana e burrit të saj.

Përtej kësaj imagjinoni që në shoqërinë tonë ka monstra si ky Granit Plava që për 30 mijë euro pranon me vra një nanë në sy të fëmijëve të saj, ka burra që paguan 30 mijë euro me e vra gruan në sy të fëmijëve të tij !

Imagjinoni çfarë tragjedie dhe trauma kanë pësuar fëmijët në fjalë, kjo gjë do t’i shoqëroi duke lënë pasoja gjatë gjithë jetës së tyre!

Përgëzime për Policinë e Kosovës dhe hetuesit e saj për punën profesionale që në kohë rekorde arriti t’i identifikoj dhe arrestoj vrasësit dhe grabitësit që terrorizuan Kosovën në ditët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat