Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murselit.
Çitaku tha se në këto momente është pa fjalë.
“Sa dhimbje e trishtim për Liridonën. Jam pa fjalë”, shkruan ajo.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.