Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e gruas së tij

Aktuale

Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e gruas së tij

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Naim Murseli

Media ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Kjo ndodh pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit, për të cilën kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Paparaci ka raportuar sot ekskluzivisht për arrestimin e Naim Murselit dhe Granit Plavës si dy të dyshuarit kryesorë për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Murselit.

Fillimisht, Granit Plava para hetuesve policorë kishte pranuar veprën e krimit dhe kishte rrëfyer se të njëjtën e ka kryer për llogari të Naim Murselit, bashkëshorti i viktimës.

Më tutje, gjatë marrjes në pyetje, edhe Naim Murseli ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij në ngjarjen tragjike që tronditi Kosovën të mërkurën.

Por, si tentoi ta fshihte këtë krim makabër Naim Murseli?

Sipas asaj që kanë raportuar mediat në ditën e ngjarjes tragjike, Murseli citohet t’i ketë thënë policisë se kanë qenë cak i një grabitjeje që më pas përfundoi me shkrepje të armës së zjarrit nga e cila ndërroi jetë Liridona Murseli.

Derisa në opinion hidheshin dyshime lidhur me implikimet e tij në vrasjen e gruas së tij, Murseli qëndroi i heshtur derisa u pa në varrimin e gruas së tij gjatë të premtes në Gjakovë.

Ai u tregua edhe i revoltuar me mediat në ceremoninë e varrimit, ndërsa u desh ndërhyrja e hoxhës për të qetësuar situatën.

Naimi i kishte dërguar edhe lule gruas së tij, tashmë të ndjerës, Liridona Murselit, vrasjen e së cilës e kishte paguar me para te bashkëfshatari i tij, Granit Plava.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat