Baraliu reagon pas vrasjes së Liridona Murselit, përmend edhe dënimin me vdekje: Ai që planifikoi vrasjen nuk meriton vetëm burg!

Aktuale

Baraliu reagon pas vrasjes së Liridona Murselit, përmend edhe dënimin me vdekje: Ai që planifikoi vrasjen nuk meriton vetëm burg!

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 21:54
Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu

Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murselit.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se një person që planifikon vrasjen e gruas së tij nuk mertion vetëm dënim me burg.

Baraliu kërkoi aplikimin e dënimit me vdekjen, ndonëse kërkoi që të pritet edhe konfirmimi i fajësisë, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mënyra më e thjeshtë me luftu krimin e paskrupullt është me e apliku dënimin me vdekje. Një person që bën plan për të vrarë gruan e tij, nënë të dy fëmijëve, nuk meriton dënim me burg.  Kaq e thjeshtë.

Megjithatë, prezumimi i pafajësisë është standard thelbësor që duhet ruajtur në çdo rrethanë.  Pra, gjithnjë duhet të presim konfirmimin e fajësisë, barra për të cilin konfirmim bie mbi prokurorinë, jo anasjelltas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat