Kica-Xhelili: Ajo quhej Liridona Ademaj, gjithë sytë nga Gjykata

Aktuale

Kica-Xhelili: Ajo quhej Liridona Ademaj, gjithë sytë nga Gjykata

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:53
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shpërndarë postimin ku thuhet “Ajo quhej Liridona Ademaj”, dhe jo Liridona Murseli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kica-Xhelili ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e saj.

Sa u përket arrestimeve të fundit në lidhje me këtë rast, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, Kica-Xhelili ka shkruar “gjithë sytë nga Gjykata”.

Postimi i plotë:

Ajo quhej LIRIDONA ADEMAJ

Këto vrasje po na bëhen vraga që s’po durohen më.

E pështirë!

Këto shkronja statusesh kanë filluar të na shndërrohen në turp kolektiv.

Dhashtë Zoti familjarët ta gjejnë durimin e prehjen në fuqinë që i duhet t’i ngushëllojnë e rrisin fëmijët.

Gjithë sytë nga Gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat