”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses. Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka deklaruar kështu ministri i Mjedisit, Planifikimit Hpësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale, madje e kanë quajtur edhe “politikan sharlatan” dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Ndërsa, analisti politik Lirim Gashi, thotë se një burrë guximtar duhet ta thotë gjithmonë të vërtetën.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se ai e ka thënë atë që e thotë Gashi çdo ditë se “mjafton ta veshësh xhamadanin me vija dhe të pallish si lopa, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria”.
Ai shton se nuk sheh të keqe në deklaratën e Aliut, duke thënë se është ngritur “pluhur rreth deklaratës së natyrshme”.
“Liburn Aliu e tha atë që unë e them çdo ditë: Nuk mjafton ta veshësh xhamadanin me vija dhe të pallish si lopa, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria. Një burrë guximtar duhet ta thotë gjithmonë të vërtetën: “Pa bashkim, shqiptarët nuk kanë të ardhme”. Kosova është e bija e nënës Shqipëri dhe në dashtë Zoti do ta ndryshojë emrin në Dardani”. Unë nuk shoh asgjë të keqe në deklaratën e Liburnit dhe kushdo që e trajton atë ndryshe e tregon fytyrën e tij të vërtetë. Le ta lëmë mënjanë shakanë : Por në këtë mënyrë, shqiptarët që i luteshin Zotit për bashkim me Shqipërinë kritikoheshin dhe linçoheshin vetëm në kohën e Titos dhe Millosheviqit. Nuk e di pse ngritët kaq shumë pluhur rreth një deklarate kaq të natyrshme që shpreh vullnetin e shumicës së shqiptarëve”, ka shkruar Gashi.