Analisti i çështjeve politike Xhevdet Pozhari, ka vlerësuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çekun, si më “punëtorin”, nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti.
Pozhari ka thënë se Çeku, për disa muaj më radhë, po punon më së shumti, madje edhe gjatë vikendeve, përcjell Bota sot.
Sipas analistit, i njëjti do të duhej të ishte ministër i Jashtëm i Kosovës.
Reagimi i plotë i Pozharit në Facebook:
Si çdo të premte, pas përfundimit të orarit të punës, e bëj një tekst për punën dhe mospunën e ministrave. Kuptohet, më së shumti i vlerësoj ata që punojnë edhe gjatë vikendeve.
Mirëpo, derisa isha duke i analizuar aktivitetet, më ra në sy edhe këtë javë tempo e ministrit Hajrulla Çeku. Për disa muaj me radhë, është absolutisht më punëtori.
S'di pse këtë njeri e shoh si modelin si duhet të duket ministri i Punëve të Jashtme!