​Vrasja e Liridona Ademajt, ja kur mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

Aktuale

​Vrasja e Liridona Ademajt, ja kur mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:39
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, personit me inicialet G.P, që sipas prokurorisë është dorasi, si dhe të dyshuarin tjetër me iniciale K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas një burimi të Kp, në seancën e paradites, të akuzuarve, dy nga ta që tanimë kanë pranuar fajësinë, pritet të vendoset për një muaj paraburgim.

Ndërkohë, lidhur me rastin ka reaguar edhe KMDLNj-ja, e cila ka theksuar se pret që hetimet të zhvillohen në përputhje me procedurat e parapara ligjore dhe se pas këtyre hetimeve, Gjykata kompetente do të merr vendim në përputhje me provat dhe ligjin.

“Para tre ditëve në mënyrë mizore u shua jeta e një njeriu, një gruaje, një nëne, një bije dhe një motre, u shua jeta e Liridona Ademajt që shkaktoi, me të drejtë hidhërim të madh të qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës. Me këtë rast KMDLNJ- ë shpreh shqetësim të thellë për vrasjen mizore të Liridona Ademaj dhe ngushëllon sinqerisht familjen Ademaj për këtë humbje të rëndë. KMDLNj-ë, në të njëjtën kohë vlerëson lartë përkushtimin, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtje të ligjit për zbardhjen e shpejtë të rastit dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë krim, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që brenda një qarku të ngushtë kohor zbardhën dy raste të rënda kundër jetës, sigurisë dhe pronës. KMDLNj e njeh dhe e pranon parimin e përgjegjësisë penale individuale andaj ftonë të gjithë që të përmbahen nga deklaratat në të cilat përfshihen palët e treta, pa qenë fare të implikuara në këtë rast”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat