Gazetari Muharrem Kafexhiu është shprehur se lidhur me rastin e vrasjes së Liridonës, e cila dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, do të ketë hetime edhe në Suedi, pasi ajo ishte edhe shtetase suedeze.
Komentet Kafexhiu i bëri në Euroneës Albania, ku tha se Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar për “Ekspress” se një shtetase suedeze është vrarë në Kosovë, pra duke nënkuptuar interesimin e shtetit skandinav për vrasjen e Liridonës.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Sigurimi i jetës që viktima kishte në Suedi, kur humb jetën e marrin familjarët. Mund të ketë qenë shkak për vrasjen e saj?
Kafexhiu: Kjo ishte vrasja e tretë që Policia e mbylli në kohë rekord. Pra ky angazhim i Policisë së Kosovës meriton lëvdatat. Sigurimi i jetës është i vlefshëm kudo që shkon për një posedues të një pasaporte të vlefshme si ajo suedeze.
Pra Ministria e Jashtme ka konfirmuar për Ekspres se një shtetase suedeze është vrarë në Kosovë. Do të ketë Po vijojnë hetimet për të parë rrjedhën e ngjarjeve dhe masat që do të merren.
Nuk e di si do të përballet familja e Murselit, sepse përderisa ata do të gjykohen në Kosovë, familja është nisur për në Suedi dhe ndoshta do të ketë kërkesë ekstradimi në shtetin skandinav.