Zemaj kritikon LVV-në: 750 mijë euro investim pas tre viteve në pushtet, mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses

Aktuale

Zemaj kritikon LVV-në: 750 mijë euro investim pas tre viteve në pushtet, mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:58
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për mungesë të investimeve në shëndetësi.

Zemaj ka thënë se pas tri viteve në Qeveri, tek sot e kanë proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

“Pas 32 muaj e dy javë të qeverisjes së VV-së në sektorin e shëndetësisë; pas menaxhimit të tre ministrave të shëndetësisë, përfshirë edhe kryeministrin, ndonëse secili më i dështuar se tjetri, tek sot e paskan proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Merreni me mend, 750 mijë euro investim pas tre viteve në Qeveri”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.

Ai tutje i ka quajtur zyrtarët e shtetit mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses.

“Të paaftë pafund e të dështuar kronikë. Ndërkohë që, sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona. Nuk ka as letër higjienike. Nuk ka as sapun. Marre!”, ka përfunduar Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat