Tronditëse ishte rrjedhja që mori ngjarja në Kosovë, ku vdekja e Liridona Murselit u raportua si grabitje, por që në fakt ishte një krim i planifikuar nga i shoqi.
Pas arrestimit të Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit dhe pranimit të fajësisë se ishte ai që kishte paguar vrasjen e gruas, reagime të shumta kanë shpërthyer në faqen e tij të “Facebook”-ut.
Qytetarë të shumtë, të mllefosur, kanë komentuar në fotografitë e tij. “Kriminel i keq, kalbu në burg katil!”, është një prej komenteve, ndërsa një tjetër shkruan; “Tash kalbesh në burg, paska qenë privilegji yt i fundit në këtë botë kjo foto”.
Ndërsa një qytetare tjetër, e cilësoi Murselin si “njëri të poshtër”.
Sakaq, një tjetër komentues hedh dyshimin se shkak është bërë kërkesa për divorc e viktimës, që sipas tij nuk ishte pranuar nga gjykata.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/03/auto_011701588341.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/03/auto_021701588359.jpg)