Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendari në Prishtinë
Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.
Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.
Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.
Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.
-------
Njësia Speciale e Intervenimit e Policisë, në këto qaste po e bastisë argjendarin ”Buraku”, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim në rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.
Policia e Kosovës edhe ditë më parë ka bastisur këtë argjendari, e cila pas arrestimit të pronarit është mbyllur.
Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit i të policisë i disa ditëve më parë që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.
Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.