Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Aktuale

Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 23:36
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund e ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra në Prishtinë, një rast që dyshohet se është i përgatitur ndaj saj nga tre të dyshuar në mesin e të cilëve bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ambasadori Westerlund ka bërë të ditur përmes platformës ‘X’ se ka vizituar familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze.

Gjithashtu ai e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë që të sjellin të dyshuarit para drejtësisë.

“Këtë mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për të sjell të dyshuarit tek drejtësia”, ka shkruar Westerlund në platformën X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat