Për herë të parë – Specialja vendos të mos mbajë seancë për 17 shkurt

Aktuale

Për herë të parë – Specialja vendos të mos mbajë seancë për 17 shkurt

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Në nisje të seancës gjyqësore të hënën, kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca e cila është planifikuar dhe vënë tashmë në kalendarin zyrtar të seancave.

Kjo për shkak të festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila i bie të shtunën, e festohet zyrtarisht me pushim në institucionet shtetërore të hënën.

Kjo po ndodhë për herë të parë në Speciale, ngaqë në gjithë rastet e mëparshme, madje edhe më 17 shkurt janë mbajtur seanca gjyqësore.

Kjo gjë pati ngjallur kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat