Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një intervistë në Ora News foli për vrasjen e porositur të Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj.
Elezi u shpreh se bashkëshorti i Liridonës ka paguar 15 mijë euro para vrasjes dhe 15 mijë të tjera pas vrasjes.
"Referuar asaj që deri tani kemi parë nuk është se është sqaruar mjaftueshëm për motivet e vrasjes.
Kemi të bëjmë me një vrasje të organizuar sipas prokurorisë, ku janë përfshirë tre persona, ku një prej tyre është bashkëshorti i saj.
Besohet se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen, ku 15 mijë euro i ka dhënë para vrasjes dhe 15 mijë të tjera pas vrasjes.
Bashkëshorti i saj tenton të përfitojë nga sigurimi i jetës së saj. E ndjera në Suedi ka pasur një sigurim për jetën e saj. Naim Murseli e dinte që nuk përfitonte dot nga siguracioni i Liridonës, e reja kishte informacione për të", tha ndër të tjera Elezi.