Ish-kryehetuesi jep detaje ekskluzive për kapjen e dorasit të Liridonës, si u kap nga Policia me shpejtësi

Aktuale

Ish-kryehetuesi jep detaje ekskluzive për kapjen e dorasit të Liridonës, si u kap nga Policia me shpejtësi

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:35
Rrahman Sylejmani, ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës

Rrahman Sylejmani, ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, ka dhënë detaje në “Pressing” për vrasjen Liridona Ademaj.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës pas aktit kriminal ka nisur aty hetimet, duke i marrë të gjitha video-incizimet të dalura nga kamerat e shtëpive në atë lagje.

Sylajmani ka thënë se të dyshuarit e vrasjes fatmirësisht ishin joprofesionalë.

“Këtu janë bërë një sërë gabimesh, e kam fjalën fatmirësisht që janë bërë ato gabime amatorësh. Sepse nuk ka krim të përkryer që nuk lë dëshmi në vendi e ngjarjes”.

“Edhe ai perimetri i ngushtë rreth veturës, por edhe ai pak më i gjerë, për mua janë shumë profesionalë ata hetues të hetimit regjional Prishtinës mbështetur edhe prej departamentit të krimeve të rënda bashkë me stacionin e veriut që fillimisht e kanë siguru vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai.

”Fatmirësisht kamerat këtë perimetrin atë lagje, por edhe disa shtëpia, at përveç që e kanë kry vet-shqimin, i kanë marrë të gjitha dëshmitë kanë vazhdu edhe ditën vijuese, i kanë marrë incizimet e të gjitha shtëpive që kanë pasur video-incizim”.

“A ka qenë një orë apo më herët, ky e ka studiu terenin ku do të ndalet. Doraci ka lëviz anej, dhe e ka përcaktuar vendin sepse nuk ka mundur aty për aty ta caktojë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat