"Ja pse u vra Liridona Ademaj, kishte dijeni për të shkuarën e Naimit"

Aktuale

"Ja pse u vra Liridona Ademaj, kishte dijeni për të shkuarën e Naimit"

Nga: H.O. Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 21:38
Naim dhe Liridona Murseli

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, e inicuar nga bashkëshorti i saj, ka folur për mediat në Shqipëri edhe Bedri Elezi, ekspert sigurie.

Ai ka folur për këtë ngjarje makabër që ka ndodhur pak ditë më parë, duke treguar edhe arsyet që mund të kenë qenë si shkak për ta vrarë Liridonën.

Ai e ka quajtur si një rast tejet të rëndë që e ka goditur Kosovën, ku bashkëshorti ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Elezi thotë se Liridona mund të kishte informacione rreth të kaluares kriminale të tij në kohën kur ishte si funksionar në Ministrinë e Jashtme.

Intervisten e tij të plotë, gjejeni në video më poshtë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat