Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur para pak ditësh në Kosovë ku bashkëshorti urdhëro për ekzekutimin e bashkëshortes së saj, Liridona Ademaj.
Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë që tronditin shoqërinë, pro që sipas tij duhet të shërbejnë për të nxjerr mësime.
"Është çështje kaq e ndjekur me detaje sa në Kosovë ku nuk është në traditë të medias të gjurmojë kaq në detaje dhe në rastin konkret kam dëgjuar nga familjarët e viktimës se kanë bërë apel që na lini të vajtojmë humbjen që na ka ndodhur. Etika në raste të tilla, e vetja gjë që pretendon është deri ku shkelet etika.
Del vëllai i viktimës dhe thotë që fëmijët se dinë akoma që e ëma ka vdekur, ndërsa nëse lihen në rrjete sociale, kemi të bëjmë me një krim brenda familjes, bashkëshorti ka paguar për vrasjen e bashkëshortes. Është një ngjarje shumë e rëndë.
Edhe pse thash se kjo ngjarje kishte përmasa tragjike për mënyrën se si ndodhi, policia e Kosovës nuk është se ka harxhuar shumë kohë për të zbuluar të vërtetën sepse ata që u morën me organizmin e kësaj ngjarje si e ekzekutuan krimin dhe u ndërlidhën më pas për të fshehur krimin në fakt i demaskoi. Kjo shërben që ngjarje të tilla e tronditin opinionin dhe nga këto ngjarje duhet të nxjerrim mësime".